Kafshët shtëpiake duket se me të vërtetë i parandalojnë alergjitë: me sa më shumë mace apo qen që jetoni kur jeni bebe, aq më pak keni shanse ta zhvilloni astmën, ekzemën apo sëmundje tjera.
Studime të shumta kanë konstatuar se të pasurit kafshë shtëpiake në vitet e para të jetës e mbrojnë fëmijën nga alergjitë në vitet e mëvonshme të fëmijërisë, transmeton Telegrafi.
Sipas eksperimenteve me 1029 fëmijë të moshave 7 deri 8 vjet, shkalla e alergjive kishte qenë 49% te fëmijët që i kishin kaluar 12 muajt e parë të jetës në shtëpi ku nuk ka pasur kafshë shtëpiake.
Kjo shkallë kishte rënë në 43% te fëmijët të cilët si bebe kishin jetuar me një kafshë shtëpiake.
Por, përqindja kishte rënë në 24% për fëmijët që kishin jetuar me tri kafshë shtëpiake.
Dy nga fëmijët pjesëmarrës në këtë studim kishin jetuar me pesë kafshë shtëpiake dhe asnjëri nuk kishte pasur alergji.
Këtë konstatim e kanë theksuar edhe studime tjera, të cilët kanë treguar se ekspozimi në kafshë shtëpiake nënkupton më shumë mbrojtje.
Vlen të ceket se alergjitë janë në rritje qysh prej mesit të shekullit të 20-të, por ende nuk e dimë se çfarë saktësisht i shkakton ato. /Telegrafi/