Telegrafi

Fëmijët që dyshohet se u helmuan në Istog, mjeku tregon për simptomat që janë paraqitur

Katër fëmijët që po dyshohet se janë helmuar në një institucion parashkollor në Istog janë duke vazhduar trajtimin në Spitalin e Pejës.

Besnik Ibraj, doktor në Spitalin e Pejës tha për Telegrafin se fëmijët janë pranuar në spital ditën e enjte.

“Katër fëmijë janë sjellë ditën e enjte, ne kemi ndërmarrë të gjitha masat, gjendja  e tyre për momentin është e mirë. Ata kanë pasur shenja si humbje e vetëdijes, të vjellura, temperaturë. Ne kemi lajmëruar Policinë e Kosovës dhe Komunën e Istogut lidhur me rastin, për hetime të mëtejme”, tha ai.

Lexo po ashtu Dyshohet për helmimin e katër fëmijëve në një institucion parashkollor në Istog, nuk dihet shkaku

Telegrafi më herët raportoi për fëmijët që dyshohet se janë helmuar.

Lidhur me rastin nuk ka pasur ende reagime nga Komuna e Istogut. /Telegrafi/