Telegrafi

Fëmijët protestojnë: Stop degradimit të parkut të Velanisë

Disa fëmijë sot kanë protestuar kundër degradimit të parkut te “Varrezat e Dëshmorëve” në Velani, Prishtinë.

Ata në këtë protestë për parkun e lagjes kishin dal të shoqëruar bashke më prindërit e tyre.

Me disa parulla nëpër duar, fëmijët kërkonin vend për të luajtur, fusha sportive në park si dhe kërkonin që parku të mos degradohej. /Telegrafi/