Imazhet mahnitëse i tregojnë disa fëmijë duke pozuar pranë një ariu që peshon 300 kilogram, në një mal pranë Moskës së Rusisë.
Ariu i zbutur, që është emëruar Stepan, ishte adoptuar kur ishte tre muajsh nga Svetlana dhe Yuriu Panteleenko, pasi gjuetarët ia kishin mbytur të ëmën, transmeton Telegrafi.
Kafsha e gjatë dy metra, ha për çdo ditë racionin prej 25 kilogramëve që përfshinë peshq, perime dhe vezë.
“Është shumë i dashur dhe kurrë nuk ka sulmuar. I do shumë njerëzit dhe dëshira më e madhe e tij, është të qëndrojë me ne në diva kur shikojmë televizion”, ka thënë Svetlana.
Së fundmi, Stepan është dërguar ën një pjesë malore, ku ka pozuar me disa fëmijë, për fotografen Olga Barantseva.
“Në fillim u frikësuan, por meqenëse ishte shumë i shoqërueshëm u mësuan shpejtë. Të gjithë fëmijët, e duan një ari të madh” ka thënë fotografja për setin fotografik. /Telegrafi/