Site icon Telegrafi

Fëmijët po luajnë një lojë të rrezikshme, duke u shtrirë në rrugë apo hedhur para veturave (Foto)

Policia është njoftuar për disa raste të fëmijëve, që po shtrihen në rrugë apo po hidhen para veturave në lëvizje, në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.

Ende nuk dihet nëse kjo është ndonjë lojë në formë sfide, apo ndonjë mënyrë tjetër detyrimi, transmeton Telegrafi.

Deri më tani janë intervistuar një gjashtëvjeçar dhe një nëntëvjeçare, që janë hedhur disa metra para një makine që vinte në drejtim të tyre.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar shkaktarët. /Telegrafi/

Exit mobile version