Derisa rritemi na mësojnë se si familja vjen në rend të parë, por një djalë i vogël duket se këtë fakt e kishte mësuar shumë para kohe.
Këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, ku shihet një djalë i vogël duke u munduar të rrah kundërshtaren e motrës së tij gjatë një gare në mundje, duke menduar se bëhej fjalë për rrahje të vërtet, transmeton Telegrafi.
Ai pa u menduar dy herë futet në “ring” dhe vrapon për “ta shpëtuar” motrën e tij, pasi kundërshtarja e saj arriti për pak sa ta rrëzoi në tokë.
Edhe pse të gjithë filluan të qeshin me veprimin e ëmbël të vogëlushit, ai u largua duke e bindur se bëhej fjalë thjesht për një garë e jo për rrahje të vërtet.
Ky vogëlush me këtë veprim është bërë i famshëm dhe ka marrë duartrokitje të shumta nga masa që ishte prezent në sallë, duke e quajtur “heroin” e ditës. /Telegrafi/