Telegrafi

Fëmijët plaçkitin çerdhen

Dy djem, të moshave 6 e 7 vjeçare, kanë hyrë në çerdhen e qytetit Galati në mbrëmje, kur orët e mësimit kishin mbaruar dhe morën disa para, lapsa dhe libra.

Policia ka thënë se gjashtëvjeçari kishte vjedhur çelësat e hyrjes së ndërtesës nga xhepi i mësueses.

Pasi që ishin kthyer më vonë ata kaluan tri orë duke luajtur me lodra dhe duke u sorollatur nëpër klasa.

Drejtoresha e çerdhes, Lenusa Boubatran, ka thënë “Ata nuk kanë shkaktuar shumë dëme. Vetëm kanë kontrolluar klasat për të gjetur lapsa dhe gjëra tjera të vogla”.
"Ajo që nuk po arrij të kuptojë është pse kanë hedhur në shi rreth njëzet libra të cilat ngjyrosen dhe disa tjera për lexim. E pranoj se ata kanë dashur të hakmerren për diçka", ka shtuar ajo.

Njëra nga nënat ka thënë: "Fëmija im në të vërtetë nuk e kupton se ka bërë diçka të keqe. Ai më ka thënë se kishte shkuar atje për të luajtur me shokun e tij".

Policia ka thënë se prindërit e fëmijëve sigurisht do të dënohen për veprimet e fëmijëve të tyre.