Site icon Telegrafi

Fëmijët nuk i pastronin enët, nëna iu përgatiti një befasi të pakëndshme (Foto)

Patricia Perez nga Britania e Madhe, ishte lodhur duke pastruar enët të cilat i linin fëmijët e saj në lavaman, andaj kishte vendosur t’i zëvendësoj ato me enë për një përdorim.

Vajza saj Alyssa i ka postuar në Twitter fotografitë, ku tregohen pirunët, lugët dhe thikat nga plastika, ndërsa në dollap kishte plot pjata letre, transmeton Telegrafi.

Nuk i pastronin enët, nëna i detyron t’i përdorin këto për një përdorim

Në këtë formë, nëna ka dashur t’ju tregojë fëmijëve se sa e vështirë është të shërbehet me enë dhe gjëra plastike, pasi kurrë nuk i kryenin këto obligime në kuzhinë.

“Piruni nuk kapte asgjë, thika nuk priste dhe ushqimi dilte nga pjata e letrës. Është e pamundur të shërbehem kështu, por edhe ta bindi nënën se do t’i lajë enët”, ka shkruar Alyssa lidhur me rastin.

Pjata letre dhe gota plastike që hidhen menjëherë pas ngrënies

Mësohet se nëna saj i ka fshehur enët normale dhe për një kohë nuk do t’i vë në përdorim, derisa të vetëdijesohen fëmijët e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version