Telegrafi

Fëmijët nuk dinë të luajnë me letra, shkaku i kompjuterëve dhe rrjeteve sociale

Në ditët e sotme, më shumë se gjysma e fëmijëve, nuk dinë të luajnë, madje as nuk i njohin rregullat e lojës.

Prodhuesi i letrave Barlcaycard, ka bërë një hulumtim, që ka rezultuar se edhe prindërit që kanë lindur në vitet 80’ dhe 90’ tash nuk dinë të luajnë me letra, për të njëjtat arsye.

Për këtë shkak, është ngritur shqetësim, sepse loja me letra konsiderohet si aftësuese në zhvillimin e trurit dhe shkathtësive të fëmijëve.

Sipas studiuesve, ata fëmijë që luajnë me letra, kanë aftësi më të mira aritmetike dhe logjike, kurse e kundërta thuhet për ata që kalojnë kohën në lojëra elektronike. /Telegrafi/