Site icon Telegrafi

Fëmijët në tërësi u besojnë informacioneve të cilat i gjejnë në internet

Ky hulumtim të cilin e ka bërë Forumi i rregullt i telekomunikacionit Ofcom, ka treguar që vogëlushët i besojnë çdo gjëje që lexojnë në internet.

Fëmijët e moshës, midis tetë dhe 15 vjeç sot shpenzojnë dy herë më shumë kohë në internet sesa një dekadë më parë.

Numri i fëmijëve të cilët besojnë çdo gjë që lexojnë në Google dhe në rrjetet sociale është dyfishuar, me paralajmërimin se fëmijët që rriten me internet i mungon aftësia e të menduarit kritik.

“Ata (fëmijët) nuk e dinë për ta vlerësuar nëse diçka është e vërtetë apo e paanshëm” konkludon Ofcom.

“Pothuajse çdo i dhjeti fëmijë që përdor internetin beson se i gjithë informacioni që gjendet në rrjetet sociale ‘është i vërtetë’ dhe ‘i saktë’, ndërsa një e pesta beson se informacioni që mund të gjenden në kërkuesit si Google dhe Bing ‘është i besueshëm’.

Studimi gjithashtu tregon se fëmijët gjithnjë e më shumë i kthehen YouTube për informacion ‘të saktë dhe të vërtetuar’ rreth ngjarjeve nëpër botë.

Mos ia lejoni fëmijës që të ketë kompjuter në dhomën e fjetjes. Sipas matematikës së ekspertëve të internetit, kjo është njëlloj si t’ia jepni fëmijën tuaj një të huaji dhe ju të largoheni nga aty. /Telegrafi/

Exit mobile version