Telegrafi

Fëmijët në Maqedoni të kenë kujdesin e të dy prindërve në rast të shkurorëzimit

Sipas Naum Ribaroskit, nga Nisma për zbatimin e prindërisë së përbashkët, koncepti i deritanishëm i një prindi kryesor dhe një prindi sekondar për kujdesje ndaj fëmijëve, është i dëmshëm, që de fakto fëmija e humb një prind.

Ribaroski shprehet se koncepti i ri ofron mundësi të të drejtave të barabarta dhe obligimeve ndaj qytetarëve.

Dragi Zmijanac nga “Megjashi” thotë se fëmija nuk duhet të vendoset në situatë të zgjedh ndërmjet dy prindërve, e as të tjetërsohet nga prind tjerë. Shkurorëzimi duhet të jetë fund i martesës, jo edhe i prindërisë. /Telegrafi/