Site icon Telegrafi

Fëmijët në Florida u përpoqën ‘ta zbutnin’ një aligator – por hasën në një problem

Tre fëmijë të Kalifornisë duke pushuar në Florida lidhën një litar rreth një aligatori dhe e tërhoqën atë në breg nga uji në Fay Lake Wilderness Park në Brevard County.

Por “projekti” i tyre hasi në një problem.

Kjo pasi që Komisioni i Peshkut dhe i Jetës së Egër në Florida dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Brevard u përgjigjën në një thirrje të enjten në mbrëmje, sipas Florida Today, përcjell Telegrafi.

Incidenti përfshiu të rinjtë e Kalifornisë të cilët janë 16, 8 dhe 6 vjeç.

Fox 11 njoftoi se agjencia e botës së egër tha se 16-vjeçari “bëri një litar najloni dhe e vendosi rreth kokës së një aligatori”.

Shefi i zjarrit i qarkut Brevard, Mark Schollmeyer foli për Fox 11 në lidhje me incidentin.

“Unë pyeta se cili ishte qëllimi i tyre dhe qëllimi i tyre ishte të vendosnin një lak rreth aligatorit dhe ta fusnin në grackë atë”, tha Schollmeyer, sipas Fox 11. “Pyetja ime e radhës ishte, ‘Si do ta heqësh litarin nga aligatori?’ Dhe ai tha, ‘Unë jam një ekspert dhe do ta çoj në breg'”.

Schollmeyer tha se ai thirri oficerët e FWC, të cilët mbërritën me një kurth. Aligatori ishte “rrëshqitur” përsëri në ujë me lakun të varur në qafë, njoftoi Florida Today. /Telegrafi/

Exit mobile version