Fëmijët kanë postuar në Facebook pamjet e prindërve të tyre të shndërruar në “zombi” nga droga.
Në videon shqetësuese dëgjohen djali dhe vajza tek bërtasin e tek mundohen t’i zgjojnë nga kjo gjendje, raporton Metro.
Nga ajo që dëgjohet, kuptohet se nuk është hera e parë që përjetohen këto momente të hidhura në këtë familje, transmeton Telegrafi.
Fëmijët bërtasin: “Nënë, çohu”. Por, ajo s’e lëviz asnjë muskul. Në një moment tjetër djali i thotë babait: “Njeri, nuk duhet të jesh kështu në prani të fëmijëve”.
Këto pamje vinë pas disa të tjerave të postuar në Facebook nga një person me mbidozë të heroinës në Memfis të SHBA-ve. /Telegrafi/