Fëmijët mund ta bartin coronavirusin përmes hundës së tyre për gati tre javë, sugjeron një studim në Korenë e Jugut.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, studimet e mëhershme kanë sugjeruar se një pjesë e madhe e fëmijëve me virus zhvillojnë simptoma të buta, ose nuk zhvillojnë fare.
Mirëpo, të dhënat e reja tregojnë informacione mbi atë se si mund ta përhapin fëmijët coronavirusin.
Fakti që shkencëtarët identifikuan virusin në hundët e tyre, të njëjtit përfunduan se fëmijët mund ta transmetonin virusin.
Mirëpo, studimi sipas tyre nuk tregon se fëmijët mund ta transmetojnë virusin në të njëjtën normë sikurse të rriturit. /Telegrafi/