Telegrafi

Fëmijët mendojnë se barnat janë sheqerka

 Hulumtuesit pranë Spitalit të fëmijëve Cincinnati kanë përdorur kombinime të 20 llojeve të sheqerkave dhe barnave, ndërsa në studim janë përfshirë 30 fëmijë dhe 30 kujdestarë të tyre.

Rezultatet kanë treguar se fëmijët arrijnë t’i dallojnë barnat dhe sheqerkat në 71 për qind të rasteve, ndërsa të rriturit në 78 për qind të rasteve.

Ndërmjet fëmijëve shumë më të suksesshëm në dallimin e barnave dhe sheqerkave kishin qenë ata të cilët dinin të lexojnë.

Rreth 78 për qind e fëmijëve pjesëmarrës në studim kanë deklaruar se nuk mund t’i arrijnë barnat në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/