Telegrafi

Fëmijët marrin letrën e lamtumirës së babait 70 vjet pas përfundimit të Luftës II Botërore (Foto)

“Ishte shumë prekëse për ne. Nuk e prisnim këtë”, deklaroi Joop Will, 82 vjeç.

Peter Will, i burgosur në vitin 1943 në Nimegue (Holandë) ishte 47 vjeç, u dërgua në maj 1944 në kampin e transferimit të Amersfoort. Kur mësoi për deportimin e tij në kampin gjerman të përqendrimit, ai i kishte shkruar gruas dhe gjashtë fëmijëve të tij një letër lamtumire, të cilën nuk e dërgoi dot.

Autoritetet lokale dorëzuan në vitin 1949 unazën e martesës, stilolapsin dhe Biblën e tij tek familja. Por portofoli, që mbante letrën e lamtumirës dhe shumë foto, ishte arkivuar nën një emër të gabuar.

Objekti iu besua në vitin 1963 ITS-së, që u krijua pas luftës për të kërkuar personat e zhdukur, e cila e publikoi portofolin tetorin e kaluar në faqen e saj të internetit.

Një e afërme e familjes sapo pa portofolin, njoftoi menjëherë fëmijët e të zhdukurit. Dy prej tyre, Joop dh e vëllai i tij Peter, 87 vjeç, vajtën menjëherë në selinë e ITS-së ku dhe tërhoqën këtë objekt me shumë vlerë për ta.