Nëse fëmija juaj është lazdrak kokëfortë, atëherë kjo mund të jetë gjë e mirë – e këtë pohim e mbështetë edhe shkenca.
Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se fëmijët kokëfortë janë më të prirë të bëhen më të suksesshëm si të rritur.
Studimi, i publikuar në revistën “Developmental Psychology”, ka përfshirë mbi 700 persona të moshës nga 9 deri 40 vjet.
Pas eksperimenteve të ndryshme, studimi ka zbuluar se fëmijët të cilët i kanë shkelur rregullat dhe i kanë injoruar urdhrat e prindërve, kanë rezultuar të kenë paga më të larta si të rritur. /Telegrafi/