Telegrafi

Fëmijët kinezë duhet të veshin ‘kapele një metër të gjerë’ për të mbajtur distancën shoqërore në klasë

Nxënësve kinezë u është kërkuar të veshin ‘kapele njëmetërshe’ për të mbajtur distancën sociale në klasë ditën e parë të shkollës pas mbylljes së tre muajve të coronavirusit.

Një video ka kapur fëmijët që veshin kapelet e bëra në shtëpi me “shkopinj të zgjatur” nga të dy palët për të mbetur distanca e sigurt me shokët e tyre të klasës në një shkollë në Kinë, përcjell Telegrafi.

Një hap i tillë vjen pasi nxënësit në të gjithë Kinën janë rikthyer në shkollë pasi kaluan më shumë se tre muaj në shtëpi ndërsa vendi vazhdon të lehtësojë kufizimet e udhëtimit.

Ideja për ‘kapelet një metër’ u sugjerua nga Shkolla Fillore Yangzheng në Hangzhou, provinca Zhejiang e Kinës lindore.

Shkolla mirëpriti nxënësit e saj në vitin 1 deri në 3 duke u rikthyer në kampus më 26 prill.

Drejtori, i njohur me mbiemrin e tij Hong, tha se kapelet do t’i ndihmonin studentët të vazhdojnë distancimin shoqëror me njëri-tjetrin.

Studentëve u kërkohet të mos kenë kontakte fizike me shokët e tyre të klasës ndërsa mbajnë kapelet e tyre të paprekura.

Kina ka qenë duke lehtësuar kufizimet e saj të udhëtimit pasi vendi sheh një rënie të qëndrueshme në rastet e saj aktive të coronavirusit.

Qyteti i Wuhan, ku filloi pandemia për herë të parë, pohoi se ka liruar të gjithë pacientët e tij COVID-19 dje nga spitalet, duke shënuar përparim të rëndësishëm për Kinën drejt përmbajtjes së plotë të shpërthimit.

Ndërkohë, dhjetëra mijëra studentë në vitin e tyre të fundit të shkollave të mesme në Shanghai dhe Guangzhou u kthyen në kampus të hënën ndërsa studentët e diplomuar në shkollat e mesme në Pekin gjithashtu rifilluan studimin në klasë sot.

Të gjitha shkollat dhe universitetet duhet të vendosin masa të rrepta parandaluese për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, përfshirë dhënien e maskave falas për fytyrën, dezinfektimin e kampusit dhe krijimin e zonave karantinë. /Telegrafi/