Telegrafi

Fëmijët kanë nevojë për më shumë vitaminë D

Shkencëtarët kanë zhvilluar dy studime: një studim të gjatë dhe një të shkurtë, te fëmijët e moshave, ndërmjet 10 dhe 17 vjet.

Në studimin e shkurtë kanë marrë pjesë 25 nxënës të cilët gjatë tetë javëve kanë marrë nga 2.000 IU vitaminë D në ditë.

Ndërsa në studimin e gjatë kanë marrë pjesë 340 nxënës të cilët po ashtu kanë marrë nga 2.000 IU vitaminë D në ditë, mirëpo në një periudhë prej një viti.

Rezultatet kanë treguar se të gjithë fëmijët të cilët kanë marrë nga 2.000 IU vitaminë D në ditë, kanë arritur vlerën optimale të nevojshme për shëndetin e mirë të eshtrave dhe të gjithë organizmit.