Telegrafi

Fëmijët janë më të lumtur me familje dhe miq, dhe jo para TV-së

Përkundër faktit që gjithnjë e më shumë fëmijë janë “të obsesionuar” me rrjetet shoqërore, lojërat kompjuterike dhe emisionet televizive, shumica e tyre ende thellë vlerësojnë vlerat tradicionale si familja dhe miqësia, ka zbuluar hulumtimi online i organizatës Netmums.

Kështu, 83 për qind të tyre preferojnë ta kalojnë kohën e lirë jashtë shkollës duke u shoqëruar me miq, ndërsa 74 për qind e fëmijëve pëlqejnë të jenë në rrethin e familjes së vet, kurse 71 për qind e tyre më së shumti i tërheq qëndrimi “jashtë”.

Deri te gjeneratat e sotme fëmijët nuk janë koncentruar vetëm në vlerat konsumuese të shoqërisë, tregon e dhëna që 62 për qind e tyre dëshirojnë t’u ndihmojnë të tjerëve, të grumbullojnë para, rroba ose lojëra për organizata humanitare.

Më së shpeshti është fjala për shoqatat për fëmijët e braktisur ose viktimat e katastrofave natyrore. Më shumë se një e treta e prindërve të anketuar kanë deklaruar që fëmijët e tyre janë më së shumti të lumtur nëse të afërmit e tyre janë po ashtu të lumtur.

“Rritja në kohë të terrorizmit, krizave financiare dhe luftërave bën që fëmijët tregojnë shpirt filantropik i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbijetesën e racës njerëzore”, konsideron zëdhënësi i organizatës Netmums.