Site icon Telegrafi

Fëmijët hiperaktivë mendojnë ndryshe

Duke gjetur modele të ndryshme të aktivitetit në trurin e fëmijëve me ADHD, hulumtuesit shpresojnë që një ditë do të mund të bëjnë testin i cili do ta zbulojë çrregullimin shumë herët.

Si i kanë zbuluar shkencëtarët aktivitetet e ndryshme të trurit te fëmijët me sindromën ADHD?

Fëmijëve të moshës prej 9 deri 15vjeçare me dhe pa këtë sindromë, hulumtuesit u kanë dhënë një varg testesh në të cilat nga ata kërkohet që të mbajnë mend dhe njohin grupet e caktuara të numrave.

Aktiviteti i tyre trunor është skanuar në atë moment, ndërsa incizimet kanë treguar që fëmijët hiperaktiv i përpunojnë informatat vizuale në tjetër mënyrë.

Mostra e aktivitetit të tyre trunor është më e ndryshme se tek fëmijët që nuk kanë këtë çrregullim. Konkretisht, skaneri ka shënuar aktivitet të reduktuar të neuroneve në fushat e trurit përgjegjëse për perceptim vizual dhe memorien punuese.

Shkencëtarët shpresojnë që ky hulumtim do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sindromës ADHD. /Telegrafi/

Exit mobile version