“The Voice of Kids” në Shqipëri është spektakli që gjithmonë e më shumë po u jep hapësirë talenteve të reja.
Në puntatën e fundit janë paraqitur dy fëmijë shumë të veçantë, vëlla e motër që me prejardhje janë nga Amerika, por që janë rritur në Shqipëri.
Djaloshi quhet Erik, ndërsa e motra quhet Erika. Të dy ata kanë performuar veç e veç këngët e njohura “Romantic” dhe “Mama”.
Juria ktheu karriget për të Erikën, por jo të njëjtin fat pati edhe vëllai i saj, i cili fatkeqësisht nuk bindi aq sa duhet jurinë.
Ata treguan gjatë spotit prezantues se janë binjakë, kanë lindur në Greqi dhe se vijojnë mësimet në të njëjtën shkollë.
Momentet më emocionuese të mbrëmjes kanë qenë ato kur Erika u vizitua në skenë nga shoqja e saj më e mirë, së cilës i rrodhën edhe lotët pas suksesit të shoqes së saj. /Telegrafi/