Në programin e organizuar për fundvit i cili është mbajtur në Sallën e Kuqe në Prishtinë, fëmijët e ‘LET Center’ pas programit me recitime këngë e vallëzim, kanë mbledhur edhe fonde për nevoja humanitare nga prindërit dhe familjarët e tyre.
Në përfundim të programit është bërë shitja e kartolinave dhe dekoreve të ndryshme të fundivitit të cilat janë punuar nga fëmijët e kopshtit me shumë dashuri.
Fondet e mbledhura nga shitjet janë dedikuar për programet e organizatës humanitare ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, i cili ka për mision uljen e shkallës së vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë.