Shkencëtarët nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Ankarasë kanë kryer një studim mbi lidhjet e zakoneve dietike dhe prirjes ndaj obezitetit. Studimi është kryer në tre mijë fëmijë të moshës 11 deri në 14 vjeçare.
Kur është fjala për fëmijët që kanë vëllezër dhe motra nga numri i përgjithshëm 4,6 përqind prej tyre kishin trashje të butë, ndërkohë që 4,7 përqind të fëmijëve kanë patur probleme serioze me peshë.
Në anën tjetër tek fëmijët pa vëllezër dhe motra situata është pak më serioze. Tek 7,7 përqind prej tyre është regjistruar formë e butë e trashjes, ndërkohë që tek 7,1 përqind trashja ishte e shprehur.
Përveç kësaj rezultatet e hulumtimit kanë treguar se edhe punësimi i nënave luaj rol të rëndësishëm në prirje ndaj trashjes së fëmijëve të tyre.
“Tek fëmijët nënat e të cilëve janë të papunësuara trashja më e butë është regjistruar tek 4,8 përqind, ndërkohë që kjo shifër tek fëmijët nënat e të cilëve punojnë është 5,7 përqind. Trashja është më e pranishme tek fëmijët nënat e të cilëve shkojnë rregullisht në punë. Në krahasim me ta fëmijët nënat e të cilëve nuk punojnë kanë 0,9 përqind mundësi më të vogël të jenë të prirë ndaj trashjes”, theksohet në rezultatet e studimit.
Nga ana tjetër, rezultatet treguan një korrelacion interesant të baballarëve me tendencën ndaj trashjes së fëmijëve të tyre.
“Tek fëmijët baballarët e të cilëve nuk punojnë është shënuar trashja prej 7,6 përqind, ndërkohë që tek fëmijët baballarët e të cilëve punojnë vetëm 4,9 përqind të fëmijëve kishin prirje ndaj trashjes”, që do të thotë se papunësia e baballarëve për 2,7 përqind ndikon në rritjen e prirjes ndaj trashjes.
Rezultatet e hulumtimit kanë marrë në konsideratë dhe mënyrën dhe mjedisin ku fëmijët ushqehen. Fëmijët që hanë mëngjes në shtëpinë e tyre me prindërit e tyre janë shumë më pak të ekspozuar ndaj trashje. Në mesin e këtyre fëmijëve ishin 1,4 raste të formës më të lehtë të trashjes dhe 3,4 për qind të trashjes më të shprehur.
Në anën tjetër janë fëmijët të cilët nuk kanë patur mëngjese familjare. 3.7 përqind prej tyre kanë patur trashjen më të lehtë, ndërsa 2.2 përqind trashje më të shprehur.
Përdorimi i kompjuterit dhe shikimi i televizionit gjithashtu kanë të bëjnë me kilogramë të tepërt.
Tek fëmijët të cilët kanë shikuar televizion deri një orë, është regjistruar 4,3 përqind të trashjes, 4,6 përqind tek fëmijët që kanë shikuar televizion një deri dy orë, 6,1 përqind tek fëmijët që kanë shikuar televizion 2-3 orë, ndërkohë që përqindja 6,5 e trashësisë është regjistruar tek fëmijët të cilët kanë shikuat televizion mbi katër orë. /Telegrafi/