Telegrafi

Fëmijët e vegjël që duken sikur të rritur (Foto)

Të gjithë fëmijët janë të bukur, por disa që janë shumë të vegjël i kanë befasuar prindërit, meqë duken sikur të jenë rritur shumë përnjëherë.

Në imazhet e postuara më poshtë, shihen vogëlushët që kanë bërë grimasa të ndryshme, duke ngjarë me njerëz në moshë të mesme, transmeton Telegrafi.

Sipas komenteve, del se ata më shumë duken sikur zyrtarë të institucioneve apo mbledhës të taksave, se sa njerëz që ende mbajnë pelena.

I veshur me këmishë dhe fjongo, njëri prej tyre është përshtatur shumë me dukjen, ndërsa të tjerë me rrobe fëmijësh, nuk kombinohen me paraqitjen e fytyrës.

Megjithëse i kanë vetëm disa ditë apo javë, rrudhat që kanë i bëjnë të duken sikur të afërmit e tyre të moshuar.

“Më mirë të dërgohen në qendër të pleqve, se sa në kopsht fëmijësh” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/