Telegrafi

Fëmijët e varfër janë tre herë më të prirë të jenë obez, se sa moshatarët e tyre të pasur

Meqenëse ata shtojnë peshë më shumë, deri në moshën pesëvjeçare, janë dy herë më të prirë, të jenë obez deri në moshën 11-vjeçare.

Krejt kjo si pasojë e ushqimit pa vlera, të cilin e hanë familjet e varfra, meqenëse ushqimet e shëndetshme janë shumë të shtrenjta për t’i blerë, transmeton Telegrafi.

Studimi i bërë nga Universiteti i Londrës, ka gjetur se familjet me të ardhura të ulëta apo pa të ardhura, ushqehen me ushqime pa vlera, si brumërat apo ushqimet e konservuara.

Përdorimi i këtyre ushqimeve në moshë të re, bën që të shtohen kilet, e të jenë në pamundësi të hiqen.

Në studimin e bërë me shumë fëmijë të kopshteve, është gjetur se 20 për qind e atyre që kanë familje të varfër, janë obez që në moshë të hershme. /Telegrafi/