Statistikat zyrtare tregojnë se 42 për qind e martesave në Mbretërinë e Bashkuar përfundojnë me divorc.
Kjo përqindje është edhe më e lartë në SHBA, ku thuajse gjysma e të martuarve shkurorëzohen brenda disa viteve, transmeton Telegrafi.
Si fëmijë, është një makth i vërtetë t’i keni dy njerëz të cilët ju dashurojnë jashtëzakonisht shumë, por që ju tregojnë se nuk e dashurojnë njëri-tjetrin.
Kur jemi të ri, është thuajse e pamundur t’i paramendojmë prindër tanë të lumtur me njerëz tjerë, por kur rritemi, e kuptojmë se edhe ashtu funksionon jeta.
Sidoqoftë, çfarëdo që ndodhë, ndodhë, dhe nuk keni çfarë t’i bëni.
Megjithatë, e keqja është se një studim i vitit 2015 tregon se fëmijët të cilët kanë pasur njërin prind tradhtar, priren të bëhen tradhtarë edhe vet.
Në fakt, fëmijët e tillë janë dyfish më të prirë ta tradhtojnë partnerin/ën në të ardhmen. /Telegrafi/