Site icon Telegrafi

Fëmijët e pasur të Instagramit vazhdojnë të publikojnë imazhe nga jeta e tyre luksoze (Foto/Video)

Rënia e bursave ka shkaktuar panik në sektorin privat në mbarë globin, por ky lajm duke se nuk ka ndikuar edhe aq shumë te fëmijët e pasur të Instagramit që po vazhdojnë të bëjnë jetë luksoze.

Derisa shumë të rinj ëndërrojnë të udhëtojnë me aeroplan në ndonjë vend të preferuar, këta fëmijëve të pasanikëve posedojnë aeroplanë e helikopterë privatë me të cilët udhëtojnë në vetëm për një drekë në një restorant luksoz, transmeton Telegrafi.

Kur flasim për luks nuk ka sesi të mungojnë  veturat e shpejta që kapin shifrat marramendëse në treg, shampanja dhe tavolinat e mbushura më dollarë e euro.

Ndërsa femrat duket se kanë pasion tjetër, atë të gardërobës, ku nuk hezitojnë të shpenzojnë mijëra dollarë në çanta, rroba e këpucë të markave të njohura si janë Louis Vuitton dhe Channel.

Këta fëmijë të pasanikëve për të “kënaqur” apetitet e tyre, posedojnë edhe telefona të versioneve të limituara që pak kush i ka në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version