Shumica prej nesh, i festojmë festat e fundvitit me pije dhe gjëra të tjera, në ahengje modeste me të afërmit tanë.
Por, kjo nuk është forma që kanë zgjedhur këta të vetëshpallur fëmijë të pasur, që nuk ngopen me vetura luksoze, shëtitje pa fund dhe veshje ekstra të shtrenjta, transmeton Telegrafi.
Në llogaritë e tyre në rrjetet sociale ata tregojnë dhuratat e shtrenjta që i presin poshtë bredhit, festimet jashtë vendit nëpër hotele luksoze dhe rroba nga dizajnerët e famshëm.
Imazhet e postuara më poshtë, tregojnë për trashëgimtarët e pasur që kanë bërë dekorime masive, shumë blerje dhe në përgjithësi stil ekstravagant jete. /Telegrafi/