Paris dhe Prince Jackson, fëmijët e ikonës së ndjerë të muzikës, Michael Jackson, u shfaqën së bashku në ceremoninë e 75-të të ndarjes së çmimeve, Tony dhe tërhoqën shumë vëmendje pasi rrallëherë shfaqen në publik.
Ata e shfrytëzuan rastin për ta nderuar babanë e tyre të ndjerë me një fjalim me rastin e filmit “MJ: The Musical”, i cili mori deri në 10 nominime, përfshirë edhe atë për çmimin kryesor.
Është një film që fokusohet në përgatitjet e Jackson për turneun e vitit 1992 dhe me atë rast këngëtarin e ka portretizuar aktori Myles Frost, i cili është nominuar edhe për çmimin e aktorit në rol kryesor.
Prince Jackson, Myles Frost e Paris Jackson juntos na entrada do #TonyAwards. Myles interpreta Michael Jackson no musical 'MJ', indicado a 10 categorias hoje #TonyAwardsNaBM pic.twitter.com/yBwVyvyhgz
— BM 🦁 (@BwayMeme) June 12, 2022
Djali i Michael, Prince, kishte veshur kostum elegant të zi për këtë rast, ndërsa vajza Paris shkëlqeu me një fustan rozë pa mëngë që nxirrte në pah tatuazhet e saj të shumta.
“Shumë njerëz mendojnë se babai ynë e ndryshoi muzikën pop përgjithmonë dhe kush jemi ne që të mos pajtohemi? Ajo që njerëzit mund të mos e dinë është se ai i pëlqente muzikalet, në film dhe në skenë”.
https://twitter.com/MJCaptainEO_/status/1534199267342024704?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1534199267342024704%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fmagazin%2Fshowbiz%2Fdjeca-michaela-jacksona-zajedno-se-pojavili-u-javnosti-i-odali-pocast-preminulom-ocu%2F220613141
“Është një nder i jashtëzakonshëm të prezantosh ‘MJ’, i cili u nominua si Muzikali më i mirë, i cili, duke përdorur shumë nga hitet e tij kult, shikon prapa në kompleksitetin dhe shkëlqimin e procesit të babait tonë”, ka thënë Prince.
Shfaqja e tyre intrigoi publikun, aq më tepër që Paris është shoqëruar prej vitesh me skandale të ndryshme. 24-vjeçarja ka nisur të merret me muzikë, por edhe me modeling e aktrim, ndërsa për disa detaje nga jeta e saj është quajtur “vajza me sytë e kaltër më të trishtuar”.
Fëmija i tretë i Jackson është Prince Michael II, i cili është 20 vjeçar, por nuk mori pjesë në këtë ngjarje me vëllanë dhe motrën e tij. /Telegrafi/