Telegrafi

Fëmijët e lindur parakohe kanë vend për përkujdesje me kushte më bashkëkohore në klinikën Zhan Mitrev

Pas një muaji të kaluar në Departamentin për terapi dhe kujdes intensiv, Teodora e vogël është larguar për në shtëpi me prindërit e saj.

Ajo ka lindur parakohe, në javën e 25 të shtatzënisë dhe atëherë peshonte vetëm 800 gram.

Pas dy muajve të kaluar në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri, Teodora është transferuar në Departamentin për terapi dhe kujdes intensiv në Klikinën “Zhan Mitrev”.

Me më pak se një kilogram, në gjendje të rëndë, me infeksion në sistemin e frymëmarrjes, Teodora e filloi qëndrimin e saj në “Zhan Mitrev”.

Ngadalë situata iu përmirësua, gradualisht filloi të ushqehej dhe pas një muaji të shëndoshë, shkon në shtëpi me 1700 gram.

Para saj është një udhë e gjatë për t’u rritur, por kjo luftëtare ka arritur që për tre muaj ta fitojë luftën më të vështirë. I dëshirojmë fëmijëri të lumtur.