Telegrafi

Fëmijët e kopshtit “Bota për fëmijë ABC” shënuan Ditën e Tokës me aktivitete nga shtëpia

Dje, më datë 22 prill, u shënua Dita e Tokës, e cila është ngjarje që festohet çdo vit anë e mbanë botës për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e ambientit.

Si pasojë e pandemisë që mbizotëron në thuajse të gjitha shtetet e botës, aktivitetet publike janë ndaluar për ta shënuar këtë ditë.

Sidoqoftë, organizatat, bizneset dhe qytetarët kanë gjetur mënyra të ndryshme kreative për ta shënuar Ditën e Tokës.

Një ndër to është edhe kopshti “Bota për fëmijë ABC”, me ç’rast fëmijët janë angazhuar nga shtëpitë e tyre për të kontribuar me aktivitete të ndryshme, siç është mbjellja e luleve, për nder të Ditës së Tokës.

Kopshti “Bota për fëmijë ABC” është duke i angazhuar fëmijët vazhdimisht nga shtëpia për ta tejkaluar këtë situatë përmes aktiviteteve të ndryshme argëtuese.

Fëmijët po kënaqen shumë nga shkëmbimi i bisedave në mënyrë online.