Site icon Telegrafi

Fëmijët e Joliet mësojnë gjuhën gjermane, ruse, arabe, vietnameze, kamboxhiane dhe të shenjave

Në një emision në radio, Angelina Jolie ka folur për fëmijët e saj. Aktorja e famshme dhe partneri i saj, Brad Pitt, kanë gjashtë fëmijë, tre biologjikë dhe tre të adoptuar.

“Të gjithë fëmijët mësojnë gjuhë të ndryshme. I kam pyetur se çfarë gjuhësh dëshirojnë të mësojnë, ndërsa Shi tha se i pëlqen të mësojë Khmani, gjuhën kamboxhiane, Pax është fokusuar në gjuhën vietnameze, Mad mëson gjermanisht dhe rusisht, Z flet frëngjisht, Vivienne deshi të mësonte arabisht, ndërsa Knox mëson gjuhën e shenjave”, ka treguar 41-vjeçarja.

‘Shi’ është nofka për vajzën dhjetëvjeçare Shiloh, ‘Mad’ për djalin 14-vjeçar Maddox, ndërsa ‘Z’ është vajza 11-vjeçare Zahara. Krahas tyre, aktorja ka edhe djalin 12-vjeçar Pax dhe binjakët Vivienne dhe Knox që janë shtatë vjeç.

Angelina ka thënë se asnjë prej fëmijëve të saj nuk ka shprehur prirje apo dëshirë për t’u marrë me aktrim, për të ndjekur hapat e prindërve. Derisa atyre u pëlqen më shumë të merren me muzikë. /Telegraf/

Exit mobile version