Site icon Telegrafi

Fëmijët e adoptuar i mbajtën për vite në bodrum, policia amerikane gjen gjymtyrët e dy fëmijëve në stallë – arrestohet çifti bashkëshortor

Çifti bashkëshortor nga Tenesi ka mohuar akuzat në gjyq se janë fajtorë për vrasjen dhe keqtrajtimin e fëmijëve që i kishin adoptuar.

Siç raporton Reuters, mbi Michael Gray, 63-vjeç dhe Sherley Gray, 60, rëndojnë mbi 42 pika të aktakuzës, transmeton Telegrafi.

Ata akuzohen për vdekjen e vajzës, gjymtyrët e të cilës janë gjetur në pronën e tyre, kurse fëmijët tjerë që i kishin adoptuar i kishin keqtrajtuar.

Dyshja janë arrestuar në maj pasi që një djalë është vërejtur duke shëtitur i vetmuar në një rrugë.

E kalimtari i rastit i kishte telefonuar policisë që menjëherë ishte shfaqur në vendin e ngjarjes, ndërkaq “prindërit” e tyre e kishin pranuar se gjymtyrët e vajzës së vogël i kishin varrosur në stallë, derisa djalin tjetër 15-vjeç e kishin mbyllur në bodrum për më shumë se katër vite.

Dy fëmijët e kishin kaluar një kohë të caktuar në shtëpizën e qenit, e asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar në shkollë, dhe dukeshin sikur të “kishin dalë nga “shpella”, thuhet në dokumentet e gjyqit.

Michael Gray i ka thënë policisë së vajza që i kishte 10 vjet kur ndërroi jetë në vitin 2017, për disa muaj ka qëndruar e mbyllur në bodrum dhe më pas e kishin varrosur në stallë.

Çifti akuzohet edhe për vjedhje, pasi që kishin fshehur vdekjen e vajzës me qëllim që të marrin ndihmë nga shteti, sikur ajo të jetonte me ta.

Krimet e tyre detyruan policinë të kryejnë bastisje në pronën e dyshes, ku arritën të zbulojnë gjymtyrët edhe të një fëmije tjetër. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version