Site icon Telegrafi

Fëmijët dhe prindërit në repartin Hemato-onkologjik të Klinikës së Fëmijëve nuk janë të infektuar me coronavirus

Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve njoftoi se testet e të gjithë fëmijëve dhe prindërve të repartit të hemato-onkologjisë janë negative.

“Pas njoftimit të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe se testimi për korona-virus është duke u bërë te të gjithë fëmijët që janë shtruar në spital në repartin e hemato-onkologjisë, si dhe te prindërit e tyre që qëndrojnë me ta gjatë trajtimit, Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup, njofton se këto teste janë realizuar sipas protokolleve të punës për shkak të situatës së re, ato kanë përfunduar dhe rezultatet e fëmijëve dhe prindërve janë negative për Kovid-19.

Teste do t’i bëhen edhe të gjithë punonjësve të Hemato-onkologjisë, ku nuk ka pacientë të prekur ose të dyshuar me virus, dhe pas marrjes së rezultateve, Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve – Shkup do të informojë shtesë”, thuhet në njoftimin e Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve.

Exit mobile version