Site icon Telegrafi

Fëmijët australianë fituan borë si dhuratë

Shpërblimi “Win a snow blasted school yard” (Fito oborrin e shkollës të mbuluar me borë) erdhi kohë më parë në White Rock në Australi ku temperaturat deri në 30 gradë celsius janë një gjë e zakonshme, ndërsa fëmijët kurrë në jetën e tyre nuk kishin parë dhe prekur borën.

Shkolla për një ditë u kënaq me 15 tonelata borë në formë rrethi, pistat e vogla me akull dhe një tobogan akulli. Kapitenia e shkollës, të cilën e zgjedhin nxënësit tjerë si përfaqësuese të shkollës, Isabel Byrne thotë se 450 nxënës kanë mbetur shumë të kënaqur me këtë përvojë. Drejtori Crhistopher Daunt-Watney pajtohet se ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme për arsye se rreth 70 për qind e nxënësve kurrë në jetën e tyre nuk kishin parë borë me sy. /Telegrafi/

Exit mobile version