Site icon Telegrafi

Fëmijët amerikanë duan të bëhen të famshëm në YouTube, ata kinezë duan të shkojnë në hapësirë

Neil Armstrong ishte bërë figurë inspiruese në sytë e fëmijëve anë e mbanë botës para 50 viteve kur ishte bërë personi i parë që kishte ecur në Hënë me 20 korrik të vitit 1969.

Sidoqoftë, në një anketim të fundit fëmijët kanë qenë shumë më të prirë të aspirojnë të bëhen yll në platformën YouTube sesa të bëhen personi tjetër që shkon në hapësirë, transmeton Telegrafi.

Anketimi, i cili është kryer nga Harris Poll, ka zbuluar se fëmijët në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar janë trefish më të prirë të bëhen ‘vloggerë’ sesa astronautë kur të rriten.

Anketimi i ka pyetur 3,000 fëmijë të moshave8 deri në 12 vjet të zgjedhin në mes të pesë profesioneve se cilin e duan kur të rriten: astronaut, muzikant, atlet profesionist, mësues apo yll i platformës YouTube.

Por, përderisa shumica e fëmijëve amerikanë kishin thënë se duan të bëhen yll i platformës YouTube, 56% e fëmijëve kinezë kishin thënë se duan të bëhen astronautë.

Normalisht se rezultatet e këtij anketimi nuk aplikohen te të gjithë fëmijët, por e tregojnë një trend të gjeneratës së re. /Telegrafi/

Exit mobile version