Telegrafi

Fëmijës që festonte ditëlindjen, i hodhën vezë dhe ia zhytën fytyrën me tortë (Video)

Derisa ishte duke e prerë tortën e ditëlindjes, një fëmije të panjohur nga Indonezia, familjarët i kanë hedhur sipër vezë të thyera dhe ia zhytën fytyrën me tortë.

Pamjet neveritëse që janë shpërndarë në internet, e shfaqin trevjeçarin të hidhëruar, shkaku i talljes dhe dëmtimit të tortës, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e kulturës indoneziane, mbi atë që feston ditëlindjen luhen lojëra poshtëruese, si hedhja e vezëve, miellit, tortës, apo edhe ushqimeve të kalbura – ndonjëherë, derisa ata qajnë. Tërë bëhet për ta zhytur sa më shumë, me pretendimin se do të kalojë një vit të lumtur dhe të suksesshëm.

Por, ngjarja që së fundi u përhap në internet, bëri që shikuesit ta komentojnë negativisht, ndërsa kërkuan që të mos praktikohet më. /Tlegrafi/