Site icon Telegrafi

Fëmijë, ja çfarë ju ndodh kur nuk mësoni!

Kjo nënë e shqetësuar nga Florida vendosi t’i hakmerrej djalit të saj, i cili nuk dëshiroi t’i nënshtrohej testit shtetëror të semimaturës.

Ai vlerësoi se nuk ia vlen barra qiranë dhe hoqi dorë, mirëpo nëna vendosi t’i tregoj se cila është alternativa e këtij vendimi dhe e dëboi nga shtëpia. Mirë, nuk e ka përzënë përgjithmonë, por ia shkroi një copë letër dhe e detyroi që ta mbajë në dorë duke qëndruar skaj rrugës, dhe si një i pastrehë, në mbishkrim ai tregon rrëfimin pikëllues se cilat ishin shkaqet që e detyruan të dalë në rrugë.

Për dallim prej prindërve që heqin dorë nga fëmijët e tyre, kjo nënë nuk dorëzohet, bile doli edhe ajo me të në rrugë. Mendon se kjo është mënyra më e mirë për ta vetëdijesuar djalin e saj.

Pasi ende nuk është bërë asnjë studim i cili na dëshmon nëse kjo metodë edukimi jep rezultate, na mbetet vetëm tu këshillojmë që ta shikoni videon dhe të pyesim se çfarë mendoni për mënyrën e ballafaqimit me fëmijët dembelë? /Telegrafi/ 

Exit mobile version