Telegrafi

Fëmija zuri peshkun prej 25 kilogramëve, më të gjatë se trupi tij (Foto)

Peshku shumë më i madh se vëllai i Billy

Billy Fisher ka qenë duke peshkuar me familjarët e tij në Essex të Anglisë, kur i është kapur në grep një peshk që peshon 25 kilogramë.

Fëmija dhjetëvjeçar nuk ka pranuar asnjë ndihmë, megjithëse për njëzet minuta iu desh të tërhiqte me shumë fuqi, transmeton Telegrafi.

Peshku shumë më i madh se vëllai i Billy

“Vetëm mbështillte perin dhe mundohej fort, por nuk na la t’i afrohemi. Më në fund, ia doli ta nxjerrë peshkun e gjatë”, ka thënë nëna tij, lidhur me rastin.

Pasi ta kenë nxjerrë në breg, ata bënë fotografi me gjallesën dhe e kanë kthyer sërish në ujë. /Telegrafi/