Telegrafi

Fëmija i vogël tymos cigaren sikur të ishte i rritur, familjarët e inkurajojnë për veprimin (Video)

Një djalë i vogël nga Kina është mësuar nga familjari i tij të pi në mënyrë “profesionale” cigare.

Pamjet rrëqethëse që po qarkullojnë në mediat sociale, shfaqin vogëlushin duke tymosur cigare derisa një anëtare e familjes e inkurajon për veprimin, transmeton Telegrafi.

Një anëtar i familjes pretendon se vogëlushi është mësuar të tymos cigare prej tij, ndërkaq identiteti i fëmijës nuk është zbuluar.

Ai shihet duke qëndruar ulur mbi një lodër, derisa në dorë mbanë cigare të cilën kohë pas kohe e tymos sikur të ishte një i rritur.

Të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, janë shokuar për faktin se si të rriturit e inkurajonin vogëlushin dhe madje mburreshin që ai është mësuar të pi si “profesionist”. /Telegrafi/