Telegrafi

Fëmija vëren “një bisht” prapa lodrave të tij, para se mamaja australiane të bërtasë kur sheh se për çfarë bëhet fjalë

Një nënë ka ndarë momentin drithërues kur gjeti një “mysafir të padëshiruar” që fshihej pas lodrave të fëmijëve të saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, djali i Emma Chong, Chase, shtatë vjeç, kishte vërejtur një bisht që dilte nga prapa lodrave të tij në shtëpinë e tyre në Queensland, Australi.

Ai shpejt thirri nënën e tij dhe ajo që zbuloi e la atë të “pa frymë”.

Në videon e saj në mediat sociale, Emma mund të dëgjohet duke bërtitur: “Dilni, ka një gjarpër, ka një gjarpër”.

Dhe djali i saj gjithashtu bërtet nga terrori para se ajo të sjellë kamerën pas setit të lodrave për të treguar se çfarë zvarraniku është.

Rezulton të jetë “një gjarpër me fytyrë të verdhë”, të cilët nuk njihen si agresive por një pickim nga ata do të ishte “me dhimbje të mëdha”.

Fatmirësisht, Emma e guximshme arriti të kapte gjarprin dhe ta lëshonte përsëri në mënyrë të sigurt në “vendin ku i takon atij”. /Telegrafi/

@moistzebra_After my last video, this is what the kids found in our house today… #snake #straya #australia #queensland #fyp #viral #ohno #panic

♬ Oh No – Kreepa