Telegrafi

Fëmija u zvarrit në oxhak për të gjetur Babagjyshin

Mëngjesi i krishtlindjeve ishte mjaft i gëzuar në shtëpinë e familjes Madison në Detroit.

Por, dy vjeçari Jesse i befasoi prindërit e tij kur u shfaq i mbuluar me blozë.

Nuk kaloi shumë kohë që mamaja e tij, Kierra e kuptoi se çfarë kishte ndodhur – ai u zvarrit në oxhak për të provuar të gjente Babagjyshin.

“Ai nuk ishte aty për disa minuta, fillova ta telefonoja dhe më në fund e gjeta në oxhak. Edhe motra ime donte ta ndiqte”, tha Kierra për mediat.

Ajo e ka dokumentuar ngjarjen me fotot që ka shpërndarë në Facebook, kështu që aventura e vogëlushit është bërë virale. /Telegrafi/