Telegrafi

Fëmija tërhiqet zvarrë nga gorilla (Video,+18)

Zyrtarët e kopshtit zoologjik në qytetin amerikan Cincinnati, kanë qëlluar për vdekje një gorilla, pasi që një djalë katër vjeçar kishte rënë në pjesën afër lumit ku ai qëndronte.

Djali ishte kapur në një hendek, nga ku u tërhoq zvarrë nga gorilla, transmeton KosovaPress.

Sipas zyrtarëve të kopshtit, një veprim i tillë ishte i domosdoshëm, pasi që gorilla rrezikonte jetën e fëmijës.

Në video shihet se si gorilla e tërheq fëmijën dhe e mban afër vetës për disa minuta, derisa ndërhyjnë zyrtarët e kopshtit.