Telegrafi

Fëmija i sinqertë, përmes vizatimit zbuloi më shumë se që duhet (Foto)

Kelly McAulay nga Essexi i Anglisë, ka mbetur e turpëruar kur nëna dhe motrat i kishin thënë se i duhet një depilim i zonës intime.

Djali saj katërvjeçar, që e kishte parë pa dashje të zhveshur, e ka bërë një vizatim ku tregon edhe për pjesën delikate të nënës së tij, transmeton Telegrafi.

Vizatimi i nënës që tregon edhe një pjesë intime…

Në ilustrimin që e ka bërë derisa ishte te gjyshja, Dylan nuk ka hezituar të tregojë edhe këtë pjesë, të cilën askush nuk e priste.

“Kam frikë se vizaton diçka të tillë edhe në shkollë, sepse është shumë i sinqertë. Do të brengosesha sikur të përdorte fjalë të ndyta dhe të bënte veprime të ulëta”, ka thënë McAulay lidhur me rastin.

Madje, ajo rekomandon nënat që të jenë sa më të kujdesshme dhe të mbyllin dyert, sepse ka qenë një lëshim i vogël që e ka bërë të dalë pa dashje e zhveshur para djalit. /Telegrafi/