Ky është momenti i mahnitshëm, kur një fëmijë ka shpëtuar pa lëndime nga vetura në shpejtësi – që hyri brenda shtëpisë.
Filmimi i bërë në Kinë, e tregon gruan teksa ushqen djaloshin e ulur në karrigen e vogël që ndodhet brenda në dhomë, transmeton Telegrafi.
Shikoni momenti e papritshëm, kur thyhet muri dhe makina ma ngjyrë të zezë shkon sipër djaloshit të vogël.
Derisa gruaja e qëllon pjesën e përparme të automobilit, shoferi i zënë në panik nuk bën asnjë lëvizje, por pastaj niset së prapthi.
Siç shihet në xhirim, fëmija që ka mbetur poshtë veturës nuk ka marrë ndonjë lëndim fizik. /Telegrafi/
https://youtu.be/bjibrfg3zwM