Telegrafi

Fëmija shpëtoi mrekullisht, pasi shtatzëna u rrëzua nga motoçikleta

Gruaja e njohur vetëm si Yang, e kishte humbur kontrollin mbi motoçikletë dhe ka rënë me kokë në tokë, duke bërë që ajo të mbes pa ndjenja.

Atë e ka gjetur një polic dhe e ka dërguar menjëherë në spital, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, asaj i ishte bërë prerja cezariane dhe është nxjerrë fëmija, megjithëse 12 ditë para kohe.

Djaloshi që peshon 4.2 kilogram, ka shëndet të plotë, ndërsa nëna është duke marrë veten. /Telegrafi/