Telegrafi

Fëmija shpëtohet nga rrënojat pas katër ditëve

Një fëmijë një vjeç e gjysmë është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese, e cila ishte shembur para katër dite në kryeqytetin kenian, Nairobi.

Ndërtesa ishte rrënuar të premten nga vërshimet e mëdha, duke vrarë të paktën 22 persona.

Dhjetëra të tjerë thuhet se ende janë të varrosur nën rrënojat e ndërtesës, për të cilët autoritetet shpresojnë se janë ende gjallë.

Pronari i kësaj ndërtese të rrënuar pritet që sot të paraqitet në gjykatë si i akuzuar për vrasje.

Samuel Karanja Kamau u arrestua dje, meqë nuk kishte leje për qiranë e 119 dhomave në ndërtesën gjashtëkatëshe.

Sipas mediave lokale, rreth 135 persona janë liruar deri më tani nga ndërtesa e shembur.

Nga Kryqi i Kuq njoftojnë se foshnja u gjet nën rrënojat e ndërtesë dhe u dërgua në spital për trajtim.

Një gjë e tillë u cilësua si e pazakontë, për shkak se rrënimet kanë ndodhur para katër ditëve.