Site icon Telegrafi

Fëmija shfrytëzoi pakujdesinë e nënës, grimos trupin (Video)

Një nënë në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara, e ka kthyer kokën për vetëm një moment, por ka gjetur të birin e mbuluar me grim.

Derisa po kujdesej për dukjen e saj në pasqyrë, vogëlushi ka hapur kutitë me produktet kozmetike dhe ka lyer gjysmë e trupit, transmeton Telegrafi.

“A ke diçka të thuash, së paku një arsye pse ma bëre këtë” dëgjohet duke thënë ajo, derisa qeshte me rastin.

Në anën tjetër, nuk kanë munguar kritikat dhe shpotitë për të ëmën dhe të birin e saj.

“Fëmijët shohin, ata imitojnë. Mos i leni pranë gjërave me të cilat mund të luajnë dhe të dëmtojnë”, është një nga komentet e shumta. /Telegrafi/

https://youtu.be/b8406U6uY_Q

Exit mobile version