Site icon Telegrafi

Fëmija serb që pranoi pavarësinë e Kosovës kërcënohet nga radikalët

Rastko Pocesta nga Beogradi është autor i dy librave, fushatës së internetit kundër racizmit dhe neonacizmit dhe është pjesëmarrës në debatin për hyrjen e Serbisë në NATO.

Përveç se është luftëtari më i ri i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ai u bë i famshëm në mbarë botën me bllogun e tij në internet si administrator i grupit më të njohur antifashist në Serbi.

Atë e fascinon politika, ndërsa ëndrra e tij është bota pa racizëm, antisemitizëm, urrejtje dhe diskriminim. Para disa ditësh televizioni Serb B92 publikoi një intervistë me Rastkon, ndërsa më pas ai u intervistua edhe nga BBC. Rastko i tha BBC-së se idetë e tij nuk janë të pranuara nga nacionalistët serbë, ndërsa disa prej tyre edhe e kishin kërcënuar me vdekje. Por ai tha se nuk do të heqë dorë nga shkrimi.

Në bllogun e tij në mes tjerash Pocesta shkroi:

“Unë jam Serb, por…
1. Pranoj Kosovën si shtet të pavarur
2. Pranoj se Ratko Mladic dhe Radovan Karagjiq kanë qenë kriminelë lufte
3. Pranoj se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi
4. E dua BE-në dhe NATO-n
Unë jam serb, por jam real!!!

Exit mobile version